Showbiz
Dolce flet për komentet negative: I prisja…
1 Mars, 2026 | 5:15 am

Pas natës finale, në njç intervistë Dolce foli për kritikat dhe komentet negative me të cilat u përball pas daljes nga shtëpia.
“Reagime të shumta, shumë kritika, normal, atë e dija dhe e di shumë mirë ku jetojmë. I prisja, normal, nuk mërzitem, por kam pasur kaq shumë dashuri dhe njerëzit që më duan janë shumë më shumë se disa që mund të ofendojnë ose të më thonë ndonjë fjalë”.
Ajo shtoi se nuk i kushton vëmendje mesazheve negative dhe se nuk i afrohet njerëzve që merren me llafe.
Kjo intervistë tregon se, pavarësisht kritikave dhe diskutimeve që ndodhin jashtë shtëpisë, disa banorë zgjedhin të fokusohen tek mbështetja dhe dashuria e vërtetë e publikut.













































