Kryefjala Logo

“Rrëfim” dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku më në fund përgjigjet

26 Shkurt, 2026 | 9:54 am

Publikimi i projektit më të ri muzikor “Rrëfim” nga Besi Kallaku ka ndezur menjëherë diskutimet në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë parë në vargjet e këngës një histori personale të artistit.

Në veçanti, disa rreshta të këngës kanë ngritur dyshime për një dedikim të mundshëm ndaj ish-bashkëshortes së tij, këngëtares Xhensila Myrtezaj. Fjalë si “Janë thënë çfarë janë thënë, por nuk i përfilli…” janë interpretuar nga publiku si mesazhe “mes rreshtash”, që mund të lidhen me raportin e tyre të kaluar.

Mesazhi i gjatë që Besi Kallaku publikoi në rrjetet sociale pak orë më parë duket se i jep edhe më shumë peshë interpretimit se “Rrëfim” është një projekt i lidhur ngushtë me jetën e tij personale. Kur ai shprehet se “kam mbyllur kapitullin me të shkuarën time”, shumë ndjekës e kanë lidhur këtë drejtpërdrejt me marrëdhënien e tij të përfunduar me ish-bashkëshorten, duke e parë si një pranim të heshtur të një faze që tashmë i përket së kaluarës. 

img 3047

Por kurioziteti nuk u ndal vetëm në rrjete sociale.

Gjatë një lidhjeje telefonike në “Andale”, Besi është pyetur drejtpërdrejt nëse kënga është një dedikim për ish-partneren e tij. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, por domethënëse:

“Mos më merr për këto gjëra se kam vajzën në gjumë.”

Një përgjigje që shumë e kanë lexuar si një sinjal qetësie dhe respekti, sidomos kur bëhet fjalë për familjen. 

Fakti që ai përmendi vajzën e tyre në këtë kontekst, u interpretua gjithashtu si një tregues se të dy prindërit ruajnë një raport të shëndetshëm për hir të fëmijës, duke ndarë përgjegjësitë dhe duke qenë të pranishëm në jetën e saj.

Të ngjashme