Showbiz
Gjyste Vulaj shpreh hapur mbështetjen ndaj Brikenës: Në skenë shkëlqen si Miss, jashtë ruan traditat e familjes
25 Shkurt, 2026 | 2:58 pm

Këngëtarja Gjyste Vulaj tashmë ka shprehur mbështetjen e saj për banoren e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmanin.
Ajo ka komentuar një situatë të saj të ndodhur në Prime, ku si surprizë për Mateo Borrin ishte nëna e tij.
Artistja shqiptare e ka vlerësuar sjelljen e modeles, duke ia dedikuar disa fjalë të bukura.
“Tradicionale në zemër, moderne në profesion. Kështu është femra që i bashkon të dy botët”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Në skenë shkëlqen si Miss, elegancë, vetëbesim dhe profesionalizëm. Jashtë saj, ruan thjeshtësinë, respektin dhe traditat e familjes së saj”.













































