Showbiz
“I postove sikur ke një tjetër”, Alba ‘shpërthen’ ndaj Limit për trëndafilat e Shën Valentinit
23 Shkurt, 2026 | 11:57 am

Një postim i fundit në rrjetet sociale duket se ka trazuar raportin mes Albës dhe Limit, duke ngritur dyshime për një krisje mes tyre.
Gjithçka nisi kur Limi publikoi në Instastory disa trëndafila, duke lënë të kuptohet se ishin një surprizë romantike. Postimi nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë mori reagime nga ndjekësit.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte reagimi i Albës. Përmes një mesazhi të fortë në rrjetet sociale, ajo la të kuptohej se nuk ishte aspak e kënaqur me veprimin e tij.
“Ai shi s’ka për të të lulëzu asnjëherë! Përderisa edhe lulet që m’i bëre dhuratë për Shën Valentin shkove i postove sikur ke femër tjetër, me foto të vjetër!”, shkroi ajo.
Me këto fjalë, Alba duket se e akuzon Lim-in se ka krijuar një perceptim të gabuar, sikur dhurata ishte për dikë tjetër, ndonëse sipas saj bëhej fjalë për një moment të vjetër mes tyre.

Reagimi i saj është interpretuar si shenjë zhgënjimi dhe tensioni në marrëdhënie. Nga ana tjetër, deri tani Limi nuk ka reaguar publikisht për këtë situatë.
Mbetet për t’u parë nëse kjo histori do të marrë një tjetër kthesë në vijim, apo do të mbetet thjesht një keqkuptim në rrjet.












































