Kryefjala Logo

Kush e kërcënoi Labinot Rexhën që fshiu të gjitha postimet kundër produksionit të BB VIP Kosova?

21 Shkurt, 2026 | 6:46 pm

Vetëm pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha, tronditi rrjetin me një video që u konsiderua si një nga skandalet më të mëdha të këtij sezoni.

Në pamjet e publikuara prej tij, ish-banorja Bia Khalifa shfaqej me një telefon celular në dorë brenda Dhomës së Rrëfimit një moment që ngriti shumë pikëpyetje mbi rregullat e produksionit dhe transparencën e lojës.

Por Labinoti nuk u ndal me kaq. Krahas videos, ai paralajmëroi se kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj që ai pretendonte se dinte, duke lënë të kuptohej se do të publikonte edhe prova të tjera që mund të trondisnin më tej spektaklin.

Ndërkohë që publiku priste “bombat” e radhës, situata ka marrë një kthesë të papritur.

Pa asnjë paralajmërim, të gjitha postimet, videot dhe deklaratat e Labinotit lidhur me këtë çështje janë zhdukur nga rrjetet e tij sociale. Asnjë gjurmë, asnjë sqarim.

Ky veprim ka ndezur menjëherë aludimet në rrjet, ku shumë ndjekës po pyesin: çfarë ndodhi pas publikimit të videos?

Për momentin, Labinot Rexha nuk ka dhënë asnjë reagim publik për këtë lëvizje të papritur, duke e bërë situatën edhe më misterioze.

A mos vallë e kanë kërcënuar? Kush mund ta ketë kërcënuar? Në ditët në vazhdim do mësojmë më shumë nga kjo telenovelë.

Të ngjashme