Kryefjala Logo

14 shkurt 2026, horoskopi sipas Paolo Fox

13 Shkurt, 2026 | 9:27 am

Dashi

Mosmarrëveshjet dhe vështirësitë e javëve të fundit mund të rikthehen pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, ndaj çiftet duhet të tregojnë kujdes dhe të ruajnë qetësinë. Për beqarët mund të lindin situata interesante, ndërsa pritet që Venusi të hyjë në shenjë në mars duke sjellë më shumë zhvillime në dashuri.

Demi

Ditët në vijim janë të rëndësishme sidomos për beqarët, të cilët me më shumë iniciativë mund të bëjnë takime speciale. Dita e Shën Valentinit, falë ndikimit pozitiv të Venusit, është ideale për sqarime ose për fillime të reja në dashuri.

Binjakët

Mund të rikthehen polemika dhe pasiguri në një histori dashurie me shumë ulje-ngritje, duke ju bërë më të shqetësuar. Më mirë shmangni impulsivitetin dhe tregohuni reflektues. Në Ditën e Shën Valentinit, yjet këshillojnë dialog dhe mirëkuptim, jo përplasje.

Gaforrja

Yjet favorizojnë gjetjen e një ekuilibri në jetën sentimentale, duke ju ftuar të shihni përtej fajit dhe arsyes. Beqarët duhet të hapen ndaj një historie të re. Në Ditën e Shën Valentinit është mirë të tregoheni të kujdesshëm, pasi Hëna do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj.

Luani

Janë ditë transformimesh të mëdha, ku do të rizbuloni dashurinë dhe pasionin, por edhe do të reflektoni për një marrëdhënie që nuk ju plotëson. Megjithatë, Dita e Shën Valentinit do të jetë e qetë dhe pa tensione të mëdha.

Virgjëresha

Një javë e shënuar nga kundërshtimi i Venusit, që ju shtyn të mendoni për të kaluarën dhe situata që ende ju rëndojnë. Megjithatë, falë Hënës së favorshme, Shën Valentini do të jetë një ditë e mbrojtur nga dashuria, pavarësisht konfuzionit përreth.

Peshorja

Yjet ju ftojnë të lini pas vështirësitë e së kaluarës përmes dëgjimit dhe mirëkuptimit, duke shmangur debatet. Shijoni Ditën e Shën Valentinit dhe lini diskutimet e rëndësishme për një moment tjetër.

Akrepi

Jeta sentimentale mund të marrë një kthesë të rëndësishme, nëse tregoheni pozitivë dhe të vetëdijshëm, duke mos ushqyer frikëra apo dyshime të panevojshme. Edhe Shën Valentini paraqitet i favorshëm falë ndikimit të Hënës, Venusit dhe Merkurit.

Shigjetari

Vendimet në dashuri janë vetëm në dorën tuaj, ndaj shmangni ndërhyrjet e jashtme dhe tensionet e së kaluarës. Mos u tregoni impulsivë, sidomos në Ditën e Shën Valentinit.

Bricjapi

Hëna do të jetë në shenjën tuaj pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, duke e bërë këtë ditë energjike dhe të gjallë. Beqarët mund të kenë takime të këndshme pa shumë pritshmëri, ndërsa çiftet do të forcojnë lidhjen përmes dialogut dhe ndarjes së emocioneve.

Ujori

Janë ditë ideale për të rifilluar, si për beqarët që mund të kenë takime të veçanta, ashtu edhe për ata që kanë kaluar ndarje të vështira. Favorizohen pajtimet dhe momentet intime. Shën Valentini do të jetë jashtë çdo parashikimi.

Peshqit

Shenja juaj do të përjetojë ditë të favorshme, me afrime për çiftet që janë larguar dhe mundësi të reja për beqarët që duan të hapen ndaj ndjenjave. Yjet do të jenë në anën tuaj në Ditën e Shën Valentinit.

Të ngjashme