Showbiz
Skandal në Për’puthen? Laert Vasili puth në buzë konkurrenten, përjashtohet nga programi
10 Shkurt, 2026 | 6:15 pm

Laert Vasili është përjashtuar nga programi, pas një situate të ndodhur gjatë regjistrimit në studio, ku ai ka puthur në buzë një prej konkurrenteve, raporton Revista Class. Nuk bëhet fjalë për një romancë mes tyre, por për një veprim të papritur.
Ngjarja thuhet se ka krijuar tension dhe ka lënë të shtangur të pranishmit, përfshirë edhe vajzën në fjalë. Pikërisht këtu, produksioni ka vendosur të ndërhyjë dhe të marrë masën e largimit të tij nga “Për’puthen”, duke e konsideruar situatën të rëndë dhe të papranueshme.
Për momentin, kjo ngjarje nuk është konfirmuar nga programi apo vetë protagonisti.












































