Kryefjala Logo

Video prekëse: Motra e Gjestit shpërthen në lot pasi dëgjon dedikimin për vëllanë e ndjerë

9 Shkurt, 2026 | 6:08 pm

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetin social TikTok ka përlotur mijëra ndjekës.

Në pamjet e publikuara nga fansat, shfaqet motra e Gjestit, Blerina, në një gjendje mjaft të rëndë emocionale.

Blerina shihet me lot në sy teksa dëgjon dhe këndon vargjet e këngës më të re të vëllait të saj.

Ky projekt muzikor nuk është thjesht një këngë, por një dedikim i ndjerë që Gjesti ka realizuar për vëllanë e tyre, Eldionin, i cili u nda nga jeta në rrethana tragjike në fund të shtatorit të vitit që lamë pas.

Reagimi i saj ka prekur zemrat e opinionit publik, duke kujtuar edhe një herë humbjen e rëndë që pësoi familja e tyre.

 

Të ngjashme