Showbiz
Roza Lati rrëfen dëshirën për t’u bërë nënë: Lutem për një bebe
9 Shkurt, 2026 | 2:51 pm

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi të Rita she Roza Latit, vëmendje të veçantë mori jeta personale e Rozës, një temë e komentuar shpesh në media. Rita nuk e fshehu dëshirën e saj për t’u bërë gjyshe dhe zbuloi se ka ndërmarrë hapa konkretë për ta realizuar këtë ëndërr, duke u interesuar për metoda moderne të të pasurit një fëmijë.
Nga ana tjetër, Roza pranoi se dëshira për t’u bërë nënë është shumë e fortë dhe se kjo është një lutje e vazhdueshme për të. Megjithatë, ajo theksoi se ka pritshmëri të qarta, duke theksuar se dëshiron një lindje natyrale dhe praninë e babait në jetën e fëmijës.
“Edhe unë e dua një fëmijë, lutem për një bebe. Jam për një lindje natyrale, që fëmija të ketë babain prezent, kjo është ajo që dua,” u shpreh ajo.












































