Kryefjala Logo

Lajmet për djegien e makinës luksoze Rolls -Royce, reagon Dafina Zeqiri

9 Shkurt, 2026 | 9:21 am

Pas lajmeve që qarkulluan se makina luksoze “Rolls Royce”, e Dafina Zeqirit, dyshohet të jetë djegur, vetë këngëtarja ka reaguar publikisht.

Në një postim në InstaStory, Dafina ndau një video ku shfaqet me automjetin e saj, duke e shoqëruar me një mesazh ironik: “Mesa duket unë zotëroj çdo Rolls Royce në internet”

“Breaking news: apparently I own every Rolls Royce on the internet.”

image 1

Me këtë reagim, këngëtarja duket se ka hedhur poshtë aludimet dhe ka lënë të kuptohet se shumë nga pretendimet që po qarkullojnë nuk janë të sakta.

Lajmet për djegien e automjetit luksoz, i cili më herët ishte përfolur si një dhuratë me vlerë rreth 500 mijë euro, u përhapën me shpejtësi në rrjete, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

img 1019

Reagimi i Dafinës, i bërë në mënyrë ironike, duket se synon të qetësojë situatën dhe të sqarojë se jo çdo lajm që qarkullon online është real.

Të ngjashme