Showbiz
Eni Vasili takon prezantuesin ikonë Rosario Fiorello në studion ku ai drejton spektaklin e tij në RAI
7 Shkurt, 2026 | 11:00 am

Gazetarja dhe drejtuesja e njohur shqiptare Eni Vasili ka qenë së fundmi në ambientet e RAI, televizioni shtetëror italian, ku është firmosur një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi mes RTSH-së dhe RAI-t. Një hap i konsideruar historik për median publike shqiptare, që synon modernizimin e strukturave, shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe rritjen e standardeve të prodhimit televiziv.
Gjatë vizitës në studiot e RAI-t, Vasili është takuar edhe me ikonën e televizionit italian, Rosario Fiorello, një nga figurat më të dashura dhe më me ndikim të ekranit përtej Adriatikut. Pamjet nga ambientet e studios kanë ngjallur menjëherë interes në rrjete sociale, duke u kthyer në një moment “showbiz” por edhe simbolik për afrimin mes dy realiteteve mediatike.
Sipas burimeve pranë marrëveshjes, bashkëpunimi do të përfshijë trajnime profesionale, projekte të përbashkëta televizive, si dhe mbështetje teknologjike nga pala italiane për RTSH-në. Qëllimi është transformimi i medias publike shqiptare në një platformë më moderne, konkurruese dhe në përputhje me standardet evropiane.
Prania e Eni Vasilit në këtë proces shihet si kyçe, duke qenë një nga figurat më me peshë në gazetarinë shqiptare dhe një promotore e vazhdueshme e profesionalizmit në media.


Takimi me Fiorellon i ka dhënë edhe më shumë vëmendje këtij momenti, duke e kthyer një zhvillim institucional në një lajm që po qarkullon gjerësisht edhe në botën e showbiz-it.
Një kapitull i ri duket se po hapet për RTSH-në me Italinë si partnere strategjike drejt një televizioni publik më modern dhe më europian.












































