Kryefjala Logo

Përmendja në dosjet Epstein: Jay Z humbet miliona ndjekës në Instagram, unfollow edhe Rihanna

4 Shkurt, 2026 | 3:17 pm

Pas publikimit të dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein, ku mes emrave të përmendur shfaqet edhe Jay-Z, ky i fundit ka humbur milioma followers në Instagram.

Figura e Jay-Z është ndërtuar për vite me radhë si simbol pushteti në showbiz dhe me ndikim të madh në botën e artit. Një figurë që kaloi nga rruga në majat e industrisë, nga arti në biznes, e nga muzika, ngadalë në qarqe politike dhe institucionale. Pikërisht aty nis edhe problemi. Sepse në momentin që një figurë publike lidhet fort me pushtetin, bëhet pjesë e sistemit. Dhe sistemi, në çdo vend të botës, ka një problem serioz me besueshmërinë.

img 0714

Në rrjet po qarkullojnë pretendime se Rihanna, bashkë me Kim Kardashian dhe emra të tjerë të njohur, i kanë bërë unfollow Jay-Z në Instagram pas shpërthimit të dosjeve.

img 0617

Edhe Beyonce po aahtu ka pësuar një rënie të followersave.

img 0715

Përmendja e emrit të Jay Z në dosje mjaftoi për të rikthyer vëmendjen te mënyra si figura të mëdha të showbiz-it janë ngjitur pas politikës, institucioneve, elitave që funksionojnë larg syve të publikut. Dhe kur kjo ndodh, miti shembet. Sepse idhujt nuk tolerohen kur bëhen pjesë e lojës që njerëzit e zakonshëm e paguajnë çdo ditë.

Të ngjashme