Kryefjala Logo

Xheneta Fetahu i përgjigjet ngacmimit të Olti Currit me këngën e Gjestit

2 Shkurt, 2026 | 4:57 pm

Postimi i fundit i Xheneta Fetahut ka bërë xhiron e rrjeteve sociale brenda pak orësh, duke ngjallur reagime të shumta dhe komente pafund.

E veshur me një pallto luksoze gëzofi, por me veshje minimale poshtë saj, Xheneta ka pozuar mes borës dhe maleve, në një kontrast që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Fotot janë shoqëruar me përshkrimin provokues: “Bora e janarit”, duke i dhënë edhe më shumë “zjarr” rrjetit.

Mes reagimeve që morën vëmendje ishte edhe ai i blogerit Olti Curri, i cili me humor i shkroi “Vishu”, një koment që u kthye menjëherë viral. Xheneta nuk vonoi t’i përgjigjej, duke ia kthyer me batutë dhe emoji, çka e bëri dialogun edhe më të komentuar.

d34437d2 f34e 49bf 8ac2 a334106d5be5

Olti dhe Xheneta kanë postuar muaj më parë një video ku ajo e ndjek me një pistoletë lodër që u bë virale.
Disa nga ndjekësit e admirojnë për guximin dhe stilin, ndërsa disa të tjerë habiten si mund të pozohet kaq lehtë mes temperaturave të ulëta.

Një gjë është e sigurt: Xheneta di si të marrë vëmendje dhe çdo postim i saj kthehet në diskutim.

Të ngjashme