Showbiz
Gafa e Fjolla Morinës, ngatërron Dua Lipën me Rita Orën
2 Shkurt, 2026 | 12:15 pm

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram, përmes një video të publikuar në Instastory.
Në video, Fjolla shihet brenda makinës duke kërcyer dhe shijuar muzikën, por një detaj ka rënë menjëherë në sy të fansave.
Ndërsa në sfond dëgjohej hiti ndërkombëtar “One Kiss”, i interpretuar nga ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, Fjolla ka etiketuar në video artisten tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Gafa nuk ka qëndruar vetëm tek etiketimi. Gjatë videos, ndërsa kënga e Dua Lipës vazhdonte të luante, Fjolla dëgjohej të përsëriste: “Rita Ora.. loçka”, duke sugjeruar se ajo e konsideronte këngën si të Ritës.












































