Showbiz
Këngëtarja e famshme italiane Elodie, histori dashurie me modelen shqiptare Françeska Nuredini
1 Shkurt, 2026 | 8:48 am

Mediat italiane raportojnë se pas ndarjes pak javë më parë nga ish-piloti i Moto GP-së, Andrea Janone, këngëtarja Elodie ka nisur një romancë me një femër, me balerinën me origjinë shqiptare, Françeska Nuredini.

Elodie dhe Nuredini janë parë shumë të afërta edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk mungojnë as postimet provokuese, teksa të dyja vajzat shihen shumë të lumtura pranë njëra-tjetrës, teksa kanë kaluar bashkë edhe pushimet.













































