Kryefjala Logo

Bes Kallaku në një lidhje! Motra e aktorit ndan momentet e ëmbla, me partneren e tij?

31 Janar, 2026 | 11:11 am

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku duket se ka nisur përfundimisht një kapitull të ri.

Aktori i humorit jo vetëm që e ka lënë pas të shkuarën, por sinjalet e forta tregojnë se ai është sërish i dashuruar dhe tashmë lidhja është bërë familjare.

Kohët e fundit, Besi është shfaqur krejtësisht i “rilindur” dhe me një energji ndryshe në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa detaje që nuk lënë vend për dyshime, duke nisur nga një tatuazh i ri ku shkruhet emri “Ejona”, data 25.12.2025 dhe shprehja kuptimplotë “Trëndafil në kohë lufte”.

Gjendjen e tij emocionale e ka përshkruar më së miri edhe përmes një fotoje ku shfaqej i buzëqeshur dhe me sytë që i shkëlqenin, të cilën e shoqëroi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”.

Por konfirmimi më i fortë ka ardhur nga motra e tij, Ana Kallaku.

Duket se ajo ka ndarë disa momente të ngrohta familjare, ku shfaqet e shtrirë në prehrin e partneres së re të vëllait, ndërsa kjo e fundit i përkëdhel flokët.

img 0172

Të ngjashme