Kryefjala Logo

“Hallat e mia janë borë të bardha”- Ish banorja e BBVA flet për komentet negative në rrjet

30 Janar, 2026 | 3:35 pm

Ish banorja e “BBV”, Armela Hyseni në një intervistë për “Live from Tirana” në Top Albania Radio ka folur për komentet negative në rrjet që lidhen me ngjyrën e lëkurës së saj. Ajo shprehet se fyerjet racore janë të papranueshme dhe se hallat e saj janë borë të bardha.

Çfarë mendon Armela se e penalizoi në lojën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

Armela: Mund t’i jem dukur antipatike njerëzve. Shqipëtarët e kanë zakon që nëse thua të vërtetën dhe je e drejtpërdrejtë bëhesh antipatike. Nuk kam lexuar në fakt as komentet që janë dhënë për mua, mesazhet që më vijnë janë të bukura dhe motivuese.

Planet e Armelës për të ardhmen cilat janë?

Armela: Nuk kam ndërmend t’i ndahem televizionit, shpresoj të jem adapte për një gjë të tillë. Fillimisht dua të kem disa dalje televizive që të shoh se ku do të përshtatem, nuk dua të futem diku ku nuk më rri fare. Nuk mërzitem lehtë, prekem nëse më mërzisin familjen. Mua nuk më shqetësoojnë, më vjen për të qeshur dhe për të qarë për injorancën e dissave. Më vjen keq që kam ngritur zërin për disa kauza për këtë popull. Ofendojnë, fyejnë për ngjyrën e lëkurës, asgjë nuk lidhet më çfarë thonë ata, janë injorantë. Fyerjet racore janë të papranueshme. Unë me origjinë të largët jam nga Korfuzi. Hallat e mia janë borë të bardha.

Të ngjashme