Kryefjala Logo

Nga Enca te Baby G, ja sa paguajnë fansat për përmbajtjen “sekrete” të VIP-ave shqiptarë në OnlyFans

30 Janar, 2026 | 9:42 am

Platformat si OnlyFans po kthehen gjithnjë e më shumë në një burim të ardhurash edhe për VIP-at shqiptarë, të cilët nuk ngurrojnë të ofrojnë përmbajtje “ekskluzive” kundrejt pagesës mujore. Disa prej emrave të njohur tashmë janë aktivë atje dhe shifrat nuk janë aspak të vogla.

Një nga më të komentuarat është Enca, e cila në profilin e saj shfaqet si “Top 0.1%” dhe fton ndjekësit të zhbllokojnë versionin më provokues të saj. Për ta parë, abonimi kushton 29 dollarë në muaj, ndërsa ofron edhe paketa disa mujore me ulje. Në një deklaratë të bërë, këngëtarja ka zbuluar se fiton 1500 euro për një gisht.

img 0106

Në listë është edhe Lindita Halimi, e cila jeton në Atlanta. Ajo ka vendosur çmimin 35 dollarë në muaj, duke qenë një nga tarifat më të larta mes VIP-ave shqiptarë në këtë platformë.

img 0102

Një tjetër emër që ka tërhequr vëmendje është Edona James, e cila gjatë qëndrimit të saj në BBVK u shpreh kundra kësaj platforme por mesa duket ka ndryshur qëndrim. Abonimi në profilin e saj kushton 20 dollarë në muaj, një çmim më i moderuar krahasuar me të tjerat.

img 0103

Ndërkohë, më “ekonomikja” në listë duket Baby G, e cila ka vendosur çmimin vetëm 9.99 dollarë në muaj për të aksesuar postimet dhe materialet e saj ekskluzive. Së fundmi këngëtarja i është bashkuar shtëpisë më të famshme Big Brother Albania.

img 0105

Fenomeni po rritet me shpejtësi dhe duket se gjithnjë e më shumë figura publike shqiptare po e shohin OnlyFans si një biznes fitimprurës, ku një numër i madh abonentësh mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme çdo muaj.

Të ngjashme