Kryefjala Logo

“Ruaj mashkullin”- Plas mes Benitës dhe Albës, shkak Limi: Do dal me zarf të zi

29 Janar, 2026 | 8:19 pm

Një përplasje e ashpër mes Benitës dhe Alba Pollozhanit ka ndodhur ku fjalët e rënda dhe akuzat personale nuk munguan aspak.

Gjithçka nisi kur Limi, në gjendje të dehur, u pa duke marrë hopa Benitën, një veprim që ndezi menjëherë tensionin në shtëpi. Në vend që situata të qetësohej, Benita zgjodhi të provokonte Albën, duke i thënë me ironi: “Ruaje mashkullin”.

Por Alba nuk e la me kaq dhe shpërtheu keq ndaj saj, duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj vetes:

“Ti Benita e dëshmove veten që je femër që lejon mashkullin të të kapë si do vetë kur është i dehur. Po sikur Limi të donte të bënte diçka tjetër, do e lejoje vetëm se ishte i dehur?”

Fjalët e Albës duket se prekën fort Benitën, e cila reagoi edhe më ashpër, duke kaluar në ofendime personale:

“Je shembulli më i keq që mund të ndjekin vajzat e reja. Nuk ke respekt për veten. Turp duhet të të vijë. Je femër pa respekt, pa karakter. Shko te mashkulli që të thotë je ushtari i gjithkujt jashtë. Tradhtare femër, vjen këtu e luan rolin!”

Debati u bë edhe më i nxehtë kur Alba u kthye kundër Limit, duke i bërtitur para të gjithëve dhe duke kërcënuar hapur se do largohej nga shtëpia: “Do dal me Zarf të Zi!”

Situata degjeneroi në britma, tension dhe ndërhyrje të banorëve të tjerë për t’i ndarë.

Të ngjashme