Kryefjala Logo

“Nuk ka bërë gabim”, Debatet me banorët, kushëriri i del në mbrojtje Rogertit

28 Janar, 2026 | 8:39 am

Dinamikat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë fund. Mes tyre edhe një nga banorët e rinj, Rogerti ka qenë në qendër të vëmendjes prej debateve kryesisht me Malin por edhe me banorë të tjerë.

Kushëriri i tij, Justin Prendi, ka dhënë një intervistë ku i ka dalë në mbrojte banorit.

Ai u shpreh mes debateve në studio se kushëriri i tij është bullizuar keq nga banorët duke e quajtur me epitete të ndryshme si majmun dhe do të godas me takë. Ndërsa sipas tij Rogerti nuk ka prekur në moral asnjë prej banorëve.

“Rogerti ka bërë gabim që ia ka përmendur babain Malit! Nuk duhet të luhet me familje. Po Selini pse i tha “ta fus me takë kresë”? Po atë pse nuk e penalizojnë? Nuk e ka prekur në moral aspak as Selinin! Pse i thonë “tullumbac” dhe “majmun” dhe “je 180 kg”? Ato e kanë ofenduar shumë!”, tha Prendi.

Të ngjashme