Kryefjala Logo

“Je më mirë vetëm”- mesazhi i vëllait për Selin, propozimi për Gretën

28 Janar, 2026 | 12:52 am

Gjatë Prime-it i ftuar ishte Joni, i njohur edhe si Dj ONNO, vëllai i Selin dhe njëkohësisht partneri i Gretës, i cili solli emocione të forta. Fillimisht sipas rregullit, ai kishte të drejtë të takonte vetëm njërën prej tyre dhe zgjedhja e tij ishte Selin.

Takimi mes vëlla e motër u shoqërua me përqafime dhe emocione, ndërsa Joni i përcolli Selinit një mesazh të drejtpërdrejtë dhe domethënës: “Je shumë mirë, por mendoj se do jesh edhe më mirë po të jesh vetëm”.

Kjo la të kuptohej se ai dhe familja e Selin nuk janë dakort për afrimitetin e saj me Mirin.

IMG 9896

Pas kësaj ONNO surprizoi edhe partneren e tij me një propozim ku i dhuroi një unazë, si betim për dashurinë e tyre. Ky moment ishte tepër i ndjerë dhe emocionoi banorët dhe shikuesit.

IMG 9899

Të ngjashme