Showbiz
Familja e Malit reagim zyrtar ndaj produksionit, kërkojnë përjashtimin e Rogertit
27 Janar, 2026 | 12:07 pm

Pas sjelljes së Rogertit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ardhur edhe reagimi i nënës së Malit, këngëtares Violetë Kukaj.
Përmes një deklarate zyrtare drejtuar Top Channel dhe produksionit të BBV, ajo shpreh shqetësim të thellë për gjuhën fyese, denigruese dhe bullizuese të përdorur nga Rogert Sterkaj ndaj djalit të tyre. Në reagim theksohet qartë se sulmet ndaj familjes, traumave personale dhe identitetit nuk janë pjesë loje apo debati, por dhunë psikologjike e pastër.
Nëna e Malit dhe familjarët kërkojnë që të respektohet dinjiteti njerëzor dhe i bëjnë thirrje produksionit të marrë përgjegjësi të plotë për të garantuar një ambient pa dhunë dhe bullizëm brenda shtëpisë. Ata shkojnë edhe më tej, duke kërkuar përjashtimin e Rogertit nga loja për sjelljet e tij që, sipas tyre, janë të patolerueshme dhe cenojnë integritetin personal dhe familjar të Malit.
Në deklaratë përmendet se veprimet e datës 25.01.2026 nuk janë debat apo strategji, por dhunë e mirëfilltë psikologjike, ndërsa heshtja përballë këtyre situatave vetëm sa normalizon një sjellje që bie ndesh me çdo normë shoqërore.
Ky reagim i fortë i nënës së Malit ka prekur publikun, i cili në shumicë po kërkon masa të menjëhershme nga produksioni dhe po shpreh mbështetje për këngëtarin.













































