Kryefjala Logo

Afrimiteti i Limit me Albën, Dolce nuk mban dot lotët

26 Janar, 2026 | 3:22 pm

Duket se situata mes Dolces dhe Limit brenda shtëpisë po merr përmasa gjithnjë e më emocionale. Pas ndryshimeve të fundit në raportin e tyre, Dolce është shfaqur e prekur nga veprimet e fundit të Limit, duke mos i fshehur dot lotët.

Mbrëmë, teksa dëgjonte këngën “Gjithçka që unë doja”, biondja e shtëpisë nuk ka mundur t’i mbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, duke lënë të kuptohet se teksti i këngës përkonte plotësisht me gjendjen e saj shpirtërore.

Ky reagim i Dolces vjen mbrëmë pasi Limi dhe Alba patë një përqafim të ngrohtë me njëri-tjetrin.

Dhe si duket ky afrimitet i tij me Albën, ka rënduar gjendjen emocionale të Dolces.

Mbetet për t’u parë nëse Limi do të ketë një sqarim final me Dolcen apo do të vazhdojë rrugëtimin e tij më pranë Albës. 
IMG 9721

Të ngjashme