Kryefjala Logo

Erik Lloshi flet për herë të parë pas daljes nga BBVA

23 Janar, 2026 | 8:57 am

Këngëtari, Erik Lloshi ka folur për herë të parë për eksperiencën në shtëpinë e BBVA, duke treguar se hyrja nuk ishte një vendim i marrë lehtë. Sipas tij, ai ishte i vetëdijshëm që qëndrimi, por edhe dalja nga formati, do të shoqëroheshin me komente dhe kritika, disa prej të cilave nuk do t’i pëlqenin.

“Ne jemi njerëz që jo vetëm punojmë, por edhe jetojmë,” u shpreh ai, duke theksuar se publiku shpesh harron anën njerëzore të personazheve publikë.

Duke folur për sjelljen e tij brenda shtëpisë, Eriku sqaroi se disa momente janë interpretuar gabim. Ai pranoi se ka pasur ditë impulsive, por mohoi kategorikisht të ketë qenë agresiv.

“Nuk jam njeri agresiv. Unë bëj muzikë, bëj art dhe një artist nuk mund të jetë agresiv,” tha ai, duke shtuar se energjia dhe “kimia” me njerëzit janë pjesë e natyrës së tij dhe e lidhjes që ai krijon me publikun.

Të ngjashme