Lifestyle
23 janar 2026, horoskopi sipas Paolo Fox
23 Janar, 2026 | 8:52 am

Dashi
Je shenja më e fortë e ditës. Paolo Fox kishte paralajmëruar se pjesa e dytë e janarit do të ishte më e mirë se fillimi i muajit dhe kjo po konfirmohet. Ditët e para janë shoqëruar me turbullira të forta planetare, tensione dhe polemika që për disa ende nuk janë mbyllur. Ti je zakonisht ai që ndez shkëndijën, por sot duhet të kesh kujdes nga teprimet, sidomos në marrëdhëniet sentimentale dhe profesionale. Kohët e fundit gjithçka duket pak “mbi normë” dhe reagimet e forta mund të sjellin pasoja të panevojshme.
Demi
Është momenti i duhur për të rishikuar financat dhe për të sistemuar llogaritë. Kjo vlen veçanërisht për ata që kanë një biznes apo kompani dhe që së fundmi mund të kenë marrë edhe lajme pozitive. Shkurti, sidomos pjesa e parë, do të jetë aktiv dhe këtë e di kush i ka ndjekur parashikimet: fillimisht vijnë zgjidhjet dhe fitoret, më pas zbatimi i strategjive të reja. Kërkohet guxim, por edhe shumë kujdes në menaxhimin e situatave delikate. Një rilindje është e mundur, por mbetet dilema: të vazhdosh apo jo një rrugë, të pranosh apo jo një projekt. Vendimet e mëdha është më mirë të shtyhen për në shkurt.
Binjakët
Energjia dhe guximi nuk të mungojnë, madje edhe në dashuri. Yjet favorizojnë takime dhe pasione që mund të çojnë drejt zgjidhjeve të rëndësishme. Kreativiteti yt nuk është gjithmonë i lehtë për t’u kuptuar nga të tjerët: idetë që sot duken të çuditshme, me kalimin e kohës rezultojnë të sakta dhe fituese. Në dashuri ke një avantazh të dukshëm, sidomos gjatë fundjavës.
Gaforrja
Mos i humb nga vëmendja ndjenjat. Edhe pse mund të jesh shumë i fokusuar te puna ose te siguria materiale, dashuria mbetet një shtyllë kryesore në jetën tënde. Fundjava sjell rikthimin e një ndjenje. Dita e sotme është pak e zbehtë, por situata përmirësohet dukshëm të shtunën dhe sidomos të dielën. Nëse ka dikë që të intereson, shmang polemikat dhe afrohu me qetësi. Në mbrëmje mund të ndjesh një lodhje të lehtë.
Luani
Mendoje këtë periudhë si një fazë kalimtare, ku duhet të qëndrosh në vëzhgim ose të veprosh vetëm për të hequr gjërat e panevojshme. Disa projekte kërkojnë rishikim për shkak të kundërshtimeve të forta planetare. Megjithatë, nga mesi i shkurtit e në vazhdim priten suksese të mëdha. Kjo e premte lë një shenjë pozitive dhe rrit dëshirën për mirëqenie. Shmang konfliktet të paktën deri në javën e parë të shkurtit.
Virgjëresha
Kërkon qetësi, sidomos në dashuri. Pas një krize të kaluar, do të doje një marrëdhënie më të lehtë, por për një natyrë si e jotja kjo nuk është e thjeshtë. Karakteri yt i kujdesshëm dhe nevoja për qartësi e bëjnë të vështirë pranimin e situatave të paqarta. Historitë që lindin tani duhet të jenë të lira, të këndshme dhe pa probleme, me njerëz të sinqertë.
Peshorja
Kjo fundjavë nis në një mënyrë disi të çuditshme. E premtja lë gjurmë në jetën tënde, por sjell edhe disa tensione të panevojshme. Mund të shfaqen ankthë të vogla, sidomos nëse duhet të nisësh një projekt ose të përballesh me risi. Një lodhje e lehtë ndihet mes sot dhe nesër, ndërsa e diela do të jetë dukshëm më e mirë, veçanërisht për marrëdhëniet personale.
Akrepi
Lodhja ndihet dhe nuk ka arsye ta fshehësh. Kjo ditë mund të sjellë nervozizëm që duhet menaxhuar me kujdes. Projektet e mëdha nuk janë të bllokuara, por nëse kërkon përgjigje të menjëhershme në punë, ende duhet të luftosh. Prej kohësh po përpiqesh të rikthesh qetësinë dhe sot lodhja është edhe psikike, edhe fizike. Gjërat duhen bërë me ritëm më të qetë. Mund të jesh i angazhuar nga mëngjesi deri në mbrëmje. Suksesi ekziston, por duhet mbrojtur çdo ditë.
Shigjetari
Kjo fundjavë i jep mundësi dashurisë të ringjallet. Nëse ka një person që të intereson ose dëshiron të vendosësh një pikë të qartë në një histori, është mirë të veprosh brenda dy javëve të para të muajit të ardhshëm. Për ty dashuria është njohje dhe miqësi. Jo të gjithë Shigjetarët e shohin martesën apo bashkëjetesën si etapa të detyrueshme. Yjet favorizojnë dialogun dhe emocionet. Për dashuritë e reja, Venusi është në pozicion të mirë: edhe një miqësi me ndjenja mund të jetë e këndshme. Nuk përjashtohen dashuritë e papritura.
Bricjapi
Këtë ditë ndihet një peshë shpirtërore që ka nisur që në fillim të javës. Ndoshta sepse nuk ndalesh kurrë. Vlerat familjare janë shumë të rëndësishme për ty: ndihesh mirë kur e di se ke njerëz pranë që të duan. Nuk është e vërtetë që mendon vetëm për punën. Jep më të mirën kur ndihesh i mbështetur. Për këtë arsye nuk duhet t’i nënvlerësosh ndjenjat. Venusi ka qëndruar gjatë në shenjën tënde dhe shpresohet që janari të ketë sjellë emocione të sinqerta. Vazhdimi varet nga zgjedhjet e tua.
Ujori
Të kam renditur mes shenjave më të favorizuara këtë javë dhe kjo fundjavë sjell më shumë lehtësi edhe në ndjenjat e zemrës. Duhet të kufizosh dëmet nga veprimet impulsive, sidomos nëse në të kaluarën ke shpenzuar më shumë seç duhet. Në punë beson në ide të mëdha, por jo gjithmonë merr mbështetjen e dëshiruar. Duhet të vazhdosh përpara dhe të besosh në veten tënde. Mundohu të zgjidhësh një çështje ligjore ose burokratike të lindur dy javët e fundit, ndoshta edhe me ndihmën e një specialisti.
Peshqit
Kjo e premte premton mirë dhe fundjava është shumë e rëndësishme. Nuk është vetëm puna në qendër, por edhe dashuria, e cila për ty është thelbësore. Me Demin, Ujorin, Gaforren dhe Akrepin ke shpesh bashkëveprime pozitive; shtohet edhe Bricjapi. Me Binjakët dhe Shigjetarin, përkundrazi, mund të ketë tensione. Nëse dëshiron të bësh një propozim pune ose të konfirmosh një marrëveshje, dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Jetoje fundjavën në mënyrë pozitive dhe qëndro pranë njerëzve që do.

















































