Showbiz
Ndodh puthja e parë zyrtare në BBVA për këtë sezon
22 Janar, 2026 | 10:21 am

Në shtëpinë e BBVA është shënuar momenti i parë romantik i këtij sezoni, duke ndezur menjëherë reagimet e publikut dhe rrjeteve sociale. Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, një veprim që ka konfirmuar se mes tyre tashmë ka diçka më shumë se miqësi.
Ngjarja ndodhi në një moment intim mes dyshes, ku fillimisht u panë të afërt dhe të përqafuar, për të kaluar më pas në puthje, duke thyer kufijtë e raportit shoqëror që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ky moment u konsiderua nga ndjekësit si puthja e parë zyrtare e sezonit.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti se Ina dhe Keijsi ndodhen aktualisht në televotim, së bashku me Mirin, Selin dhe Lornën, çka e bën këtë moment edhe më vendimtar për fatin e tyre në lojë. Mbetet për t’u parë nëse romanca e re do t’i shpëtojë nga eliminimi apo do të sjellë tensione të reja brenda shtëpisë.












































