Kryefjala Logo

“Niveli yt janë këmbët përpjetë”, Debat i ashpër mes Brikenës dhe Keijsit

17 Janar, 2026 | 2:39 pm

Një debat i papritur dhe mjaft i tensionuar ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke surprizuar jo vetëm banorët, por edhe publikun. Përplasja këtë herë ka qenë mes Brikena Selmani dhe Keijsi.

Gjithçka nisi në një atmosferë të qetë, teksa banorët ndodheshin në oborr duke konsumuar akullore. Në formë shakaje, Brikena iu drejtua Keijsit duke i thënë se e kishte parë “me këmbët përpjetë”, një koment që ajo e mori si humor të çastit. Por ndryshe nga sa pritej, kjo shaka nuk u prit aspak mirë nga Keijsi.

Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ai e akuzoi Brikenën për mungesë respekti dhe për tejkalim të kufijve, duke e kthyer situatën në një debat të fortë para syve të banorëve të tjerë. “Niveli yt janë këmbët përpjetë? The e mban akulloren në gojë gjithë ditën”, u shpreh Keijsi, fjalë që ndezën edhe më shumë tensionin mes tyre.

Debati vijoi me replika të forta dhe tone të larta, ndërsa banorët e tjerë mbetën të habitur nga përshkallëzimi i situatës, që nisi nga një shaka e thjeshtë. Ky episod tregon edhe një herë se nervat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë gjithnjë e më të tendosura dhe se mjafton një fjalë e vetme për të shpërthyer konflikti.

 

Të ngjashme