Kryefjala Logo

15 janar 2026, horoskopi sipas Paolo Fox

15 Janar, 2026 | 8:57 am

Dashi

Një ditë më e mirë, sepse mbështetet nga Hëna e favorshme, ndërsa të shtunën Venusi do të rikthehet aktiv. Besoj se dy javët e fundit kanë qenë, në rastin më të mirë, kaotike dhe, në më të keqin, plot përplasje dhe debate. Ndoshta je detyruar të mbrohesh, ose dikush ka folur pa menduar. Është e vërtetë që ky është një vit për luftëtarë dhe në fund do të dalësh fitues, por duhet ta dish se pjesa e dytë e janarit konfirmon aftësinë tënde për të vepruar. Me pak fjalë, nëse ke qëndruar në heshtje deri tani, nga e hëna 19 janar do të fillosh të flasësh dhe të marrësh pozicionin tënd.

Demi

Kjo ditë është e vlefshme edhe sepse nuk kemi më Hënën kundërshtare që bllokoi ditët e hënë dhe të martë. Ky qiell kërkon vëmendje maksimale ndaj çështjeve ekonomike, sidomos nëse ka probleme kontraktuale, ligjore apo mosmarrëveshje me ortakë, edhe në bizneset familjare. Mund të lindin diskutime dhe tashmë mund të them se e hëna 19 dhe e marta 20 do të jenë ditë ku do të duhet të angazhohesh seriozisht. Mbetesh ndër shenjat e favorizuara të Zodiakut, por herë pas here duhet të nxjerrësh në pah karakterin tënd.

Binjakët

Më pëlqen ky qiell: pjesa e dytë e janarit është shumë interesante për marrëdhëniet. Kur më pyesni “a do ta gjej dashurinë?”, përgjigjja ime është se nevojitet edhe pjesëmarrje aktive. Një qiell i favorshëm astrologjik nuk do të thotë se dashuria vjen në derë, por se rriten mundësitë për njohje. Ia vlen të luash me yjet dhe të shohësh çfarë ndodh. Nëse të pëlqen dikush, nëse dëshiron të marrësh pjesë në një festë dhe zemra është vetëm, nga e shtuna 17 janar hapen shumë mundësi.

Gaforrja

Sa më shumë i afrohemi fundit të javës, aq më tepër do të ndjesh një lehtësim të brendshëm, sepse opozitat planetare që rëndonin mbi qiellin tënd po largohen. Kjo e enjte nis disi e lodhshme dhe sjell kujtime nga e kaluara. Ti ushqehesh me kujtime, por ndonjëherë duhet të shikosh më shumë drejt së ardhmes. Kujdes ende në dashuri, sidomos gjatë fundjavës.

Luani

Merre janarin si një muaj përgatitor, sikur të ishe një arkitekt që harton projektin në letër: planifikon me durim, parashikon materialet dhe kupton si ta çojë përpara idenë e tij. Në “kantierin” e jetës sate do të hysh nga mesi i shkurtit. Për momentin, kjo situatë astrologjike nuk të lejon t’i kesh të gjitha menjëherë. Prandaj e ritheksoj: 2026 është një vit pozitiv për ty, por janari sjell disa konflikte të vogla që duhen zgjidhur.

Virgjëresha

Është e vërtetë që ka një rikuperim, por ka ditë si kjo e sotmja, e ndikuar nga Hëna kundërshtare, që mund të bëhen disi të rënda. Kujdes në punë dhe kujdes në dashuri. Asgjë serioze, sepse ke rifituar ndjenjën e mundësive dhe stabilitetit që mungonte muajt e fundit. Shumë nga tensionet që po përjeton nuk varen nga ti, por nga njerëzit përreth, nga ata që nuk të kuptojnë. Nuk përjashtohet që sot të duhet të vendosësh dikë në vijë.

Peshorja

Yje të ndërlikuara si ato që ke pasur në fillim të këtij janari nuk janë të lehta për t’u përballuar. Praktikisht ke ecur mes shumë tensioneve. Është e vërtetë që ka pasur momente të vështira, sidomos në punë: mesi i vitit 2025 të detyroi të bëje zgjedhje drastike. Po të isha në vendin tënd, nuk do të mendoja më për atë që ka kaluar, por për atë që po vjen, veçanërisht për atë që do të bësh mes shkurtit dhe marsit. Sidomos nëse je artizan, profesionist i lirë apo artist, do të kesh mundësinë të dalësh në pah.

Akrepi

Këtë javë e kemi nisur me Hënën në favorin tënd. Edhe kjo ditë e enjte sjell avantazhe dhe, nëse ka pasur ndonjë debat apo problem në dashuri, mbaje mend se mes të premtes dhe të dielës mund të rikuperosh shumë. Megjithatë, bëj kujdes nga data 19 deri më 31 janar, sepse mund të ketë një rënie të vogël, e ndjekur nga një rimëkëmbje e menjëhershme në shkurt. Është sikur je i detyruar të përballesh me probleme që nuk doje ose të forcosh një situatë që po tregon disa çarje. Gjëja më e rëndësishme është të ruash qartësinë mendore.

Shigjetari

Nuk e përjashtoj që ky qiell të sjellë një ndjenjë apo një emocion të fortë. Sidomos fundjava do të dhurojë shumë, ndërsa nga e shtuna Venusi bëhet i favorshëm, diçka që e prisje prej kohësh. Historitë e nisura në fillim të dhjetorit mund të vazhdojnë. Për më tepër, kjo ditë përfaqëson një emocion të veçantë: kalimi i Hënës në shenjën tënde mund të sjellë intuita shumë të bukura.

Bricjapi

Janari ka qenë një muaj që të ka përfshirë plotësisht, para së gjithash për shkak të sipërmarrjeve të reja, projekteve, angazhimeve të reja, lodhjeve për profesionistët e lirë dhe përgjegjësive të shtuara. Por edhe sepse shumë planetë kanë hyrë në shenjën tënde, duke të bërë të ndihesh papritur i mbingarkuar dhe pa kohë për të reflektuar. Nëse i ke hequr kohë partnerit, në prag të fundjavës, kur Hëna të rikthehet në shenjën tënde, do të ishte mirë të reflektosh dhe të rregullosh raportin.

Ujori

Je i rrethuar nga planetët: të shtunën vjen Venusi, më pas nga data 20 do të kesh Merkurin të rëndësishëm bashkë me Diellin dhe më 23 Marsi hyn gjithashtu në shenjën tënde. Pra, dëshira për të vepruar nuk mungon. Megjithatë, nuk do të doja që kjo të shoqërohej me nervozizëm, sidomos nëse ka situata që duhet t’i përballosh pa dëshirë, si burokracia, dokumentet apo çështjet ligjore. Ti e urren humbjen e kohës dhe radhët, por për të zgjidhur një problem deri në fund të muajit do të duhet durim dhe këshillim i mirë. Dashuria mund të jetë pika jote më e fortë, mjafton të mos izolosh veten dhe të frekuentosh njerëz, sepse do të marrësh shenja vlerësimi.

Peshqit

Hapet një sezon i rëndësishëm: shkurt dhe mars plot arritje, ndoshta edhe fitore, në varësi të përgatitjes personale. Por kjo e enjte më pëlqen shumë, sepse qielli është i favorshëm, sidomos nëse ke lidhje me Akrepin ose Dashin. Edhe me Peshoren mund të gjesh harmoni të mirë. Ajo që më pëlqen më shumë është një dëshirë e ripërtërirë për të dashuruar, veçanërisht për ata që janë vetëm dhe që deri në verë mund të arrijnë një marrëveshje të madhe dashurie. Intuita të forta.

Të ngjashme