Showbiz
Limi rrëfen si e njohu Bian: U ndala në strip klub dhe…
14 Janar, 2026 | 3:00 pm

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një bisedë e drejtpërdrejtë mes Labinot Rexha dhe Limi ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut, pasi u prek tema e hyrjes së tij në BBVK dhe njohja me Bia Khalifa.
Gjatë diskutimit, Labinoti e pyeti Limin se si kishte ndodhur ky takim, ndërsa banori vendosi të flasë hapur për një episod nga e kaluara, duke theksuar se gjithçka ka qenë reale dhe jo pjesë e ndonjë loje.
“Çdo gjë është reale, s’kam kohë me bë lojë me askënd. E kam njohur Bian para 4–5 vitesh, ishim te puna me shokë, pimë pak dhe secili shkoi në shtëpinë e vet”, rrëfeu ai.
Më tej, Limi tregoi se pas largimit nga puna, mbrëmja mori një kthesë të papritur. Ai tha se u ndal në një strip club dhe aty, teksa po shikonte Instagramin, vuri re se Bia i kishte bërë follow dhe i kishte shkruar.
“Pastaj erdhi edhe ajo në klub dhe vazhduam party-n”, shtoi banori.
Në këtë pikë, në bisedë ndërhyri edhe Benita, e cila e komentoi situatën me tone të prera:
“Mos e ngatërroni të dashurin me një natë. Nuk quhet i dashur kur është vetëm një natë.”
Ndërkohë, nga ajo që u la të kuptohet brenda shtëpisë, duket se Limi tashmë po e zhvendos vëmendjen e tij drejt një tjetër banoreje, Dolce, duke lënë pas diskutimet për Bian dhe të shkuarën.












































