Kryefjala Logo

Video: Keijsi kërcënon rëndë Inën: Do hash grushta kur të dalim jashtë

13 Janar, 2026 | 8:45 pm

Një moment i tensionuar është regjistruar së fundmi në shtëpinë e BBVA, ku dëgjohet Keijsi t’i drejtohet Ina Aderit me fjalët: “Do hash grushta, shih këtu. Do hash grushta po them kur të dalim jashtë”.

Megjithatë, nuk dihet ende qartë rrethanat dhe arsyeja pse Keijsi i ka drejtuar këto fjalë Inës. Kjo ka lënë vend për interpretime dhe reagime të shumta nga publiku.

Hyrja e Inës pak ditë më parë ka sjellë tensione dhe konflikte të forta në shtëpi, veçanërisht pas hapjes së Kutisë së Pandorës nga Stelina, ku u zbulua se Keijsi, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie, ishte puthur në buzë me Inën gjatë ditëlindjes së saj.

Situata u bë edhe më e vështirë për Stelinën, e cila si pasojë e sfidës u detyrua të jetonte si banore e vetme në një ambient të përbashkët me Ina Aderin vajzën që u shfaq në video duke u puthur me ish-partnerin e saj.

Momentet e tensionit vazhdojnë të mbajnë të ndezur atmosferën në shtëpi, ndërsa publiku pret sqarime të mëtejshme mbi atë që realisht ndodhi mes banorëve.

Të ngjashme