Showbiz
Alba me Bian zihen kot, Limi deklaron fiksimin e tij brenda shtëpisë në Big-un e Kosovës
12 Janar, 2026 | 3:04 am

Së fundmi, Alba dhe Bia janë përfshirë në një debat e nxitur nga prania e Limit në shtëpinë e Big-ut të Kosovës.
Ndërkohë që dy vajzat përballen me njëra-tjetrën mes tensionit dhe emocioneve të grumbulluara, Limi duket se po luan në një tjetër plan. Në një bisedë private me Dolçen, ai ka bërë një deklaratë që nuk ka kaluar pa u vënë re.
“Gjithmonë të kam pasur shumë fiksim,” – i është drejtuar Limi-Dolçes.
Ndërsa dy vajzat zihen, Limi duket se po shpreh hapur ndjenjat dhe fiksimet e tij diku tjetër, duke trazuar edhe më shumë ekuilibrat në shtëpi.
Situata ka ndezur diskutime të shumta mes banorëve dhe publikut, të cilët po pyesin veten a është ky një fiksim i vërtetë apo një strategji për të krijuar kaos dhe vëmendje brenda lojës?












































