Kryefjala Logo

Reagimi i fortë i Anjeza Shahinit: Perversat i keni në shtëpi, nuk dalin në Big Brother

9 Janar, 2026 | 11:32 am

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke dalë hapur në mbrojtje të banorit të Big Brother VIP Albania, Mirit, pas valës së kritikave dhe sulmeve që po i bëhen atij për raportin me banoren Selin.

Në një reagim të gjatë dhe emocional, Anjeza shprehet se Miri është gjykuar padrejtësisht dhe se etiketimet që po i vihen, janë të rënda dhe të papranueshme.

img 8280

Ky reagim vjen në një moment kur Miri është vënë në qendër të vëmendjes për afrimitetin e tij me Selin. Situata u tensionua edhe më shumë ditën e djeshme, kur babai i Selinit reagoi ashpër publikisht, duke e quajtur Mirin “pervers” dhe “zhigolo”, deklarata që ndezën debate të forta në rrjet.

Në mesazhin e saj, këngëtarja bën thirrje që të ndalet gjuha e urrejtjes dhe gjykimi ekstrem, duke theksuar se Big Brother është vetëm një lojë dhe jo një gjykatë morale.

Të ngjashme