Showbiz
“Ka qenë koha me hesht…”- Vjen reagimi i parë i Edit pas daljes nga BB VIP Kosova, çfarë po paralajmëron?
8 Janar, 2026 | 8:02 pm

Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4, Edi Kuçi ka reaguar për herë të parë publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.
Në një story të publikuar në Instagram, Edi ka zgjedhur një mesazh të shkurtër, por domethënës, ku shkruan:
“Nesër. 20:00 Kam me thënë diçka. Ka qenë koha me hesht. Tash është koha me fol.”

Mesazhi i Edit shihet si një paralajmërim për një rrëfim të fortë apo sqarim publik, ndërsa fansat dhe ndjekësit presin me interes daljen e tij në orën e paralajmëruar. Ende mbetet për t’u parë nëse ai do të zbulojë prapaskena nga loja apo do t’i përgjigjet drejtpërdrejt situatave të tensionuara që shënuan ditët e fundit të qëndrimit të tij në BB VIP Kosova 4.












































