Lifestyle
Zakoni i natës që po ju zbraz portofolin, ja si ta shmangni
5 Janar, 2026 | 5:11 pm

Nëse e ke gjetur veten ndonjëherë duke porositur online një send që s’e kishe menduar kurrë gjatë ditës, mos u habit. Nuk është mungesë vetëkontrolli është lodhje mendore.
Studime të sjelljes tregojnë se pas orës 21:00, truri hyn në një gjendje ku energjia për vendime logjike bie ndjeshëm. Në këtë fazë, pjesa racionale fiket gradualisht dhe dominon ajo emocionale. Rezultati? Vendime impulsive.
Kjo është arsyeja pse reklamat duken më joshëse, çmimet “oferta” duken më urgjente dhe klikimi te “Blej tani” bëhet më i lehtë se “Mendo pak”
Psikologët e quajnë këtë fenomen “decision fatigue”, lodhje nga vendimmarrja. Gjatë ditës ne marrim qindra vendime të vogla: çfarë të veshim, çfarë të themi, çfarë të shmangim. Në mbrëmje, truri thjesht dorëzohet dhe kërkon kënaqësi të shpejtë.
Prandaj shumica e blerjeve të panevojshme ndodhin natën… nga shtrati, me telefon në dorë, dhe me mendimin “s’ka gjë, e meritoj”
Ironikisht, në mëngjes po ai objekt shpesh duket i panevojshëm ose i çuditshëm.
Ekspertët këshillojnë një rregull të thjeshtë: nëse një ide blerjeje lind pas orës 21:00, lëre për nesër. Në 80% të rasteve, dëshira zhduket vetë.
Sepse ndonjëherë nuk na mungon produkti, na mungon pushimi.
















































