Kryefjala Logo

Acari i fundvitit ‘pushton’ Shqipërinë, ja sa do jenë temperaturat për Vitin e Ri

26 Dhjetor, 2025 | 4:18 pm

Sinoptikani Elvi Jahaj, ka dhënë parashikimin e motit për ditët në vijim dhe veçanërisht për periudhën e ndërrimit të viteve.

Sipas Jahajt, fundjava e fundit e vitit do të karakterizohet nga mot i kthjellët, por i ftohtë në të gjithë territorin e vendit. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten gradualisht me kalimin e orëve, ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të pakta.

Temperaturat minimale gjatë fundjavës parashikohet të zbresin në -3 deri -4°C në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga -1 deri në 0°C. Temperaturat e mesditës do të arrijnë në 13–14°C, por ndjesia e të ftohtit do të jetë e pranishme për shkak të erës nga kuadrati i veriut.

Më i ashpër pritet të jetë moti duke nisur nga e hëna dhe e marta, deri në ditët e ndërrimit të viteve, konkretisht 31 dhjetor dhe 1 janar. Në zonat malore temperaturat minimale do të zbresin në -8 deri -9°C, në zonat e ulëta -4 deri -5°C, ndërsa në bregdet do të variojnë nga 0 deri -1°C.

Edhe temperaturat e mesditës gjatë kësaj periudhe do të jenë dukshëm më të ulëta, duke mos kaluar 7–8°C në ultësirën perëndimore.

Të ngjashme