Kryefjala Logo

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026-ën

23 Dhjetor, 2025 | 4:52 pm

Në një artikull në të përditshmen britanike “Saga”, ekspertët e udhëtimit kanë rekomanduar destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026.

Shqipëria rekomandohet si një nga destinacionet më të mira falë plazheve të pazbuluara, ujërave të kristalta  dhe çmimeve të përballueshme. Ekspertët e udhëtimit e kanë krahasuar Shqipërinë me Kroacinë.

Shqipëria po bëhet me shpejtësi një nga vendet më të njohura në Evropë. Vendi i bukur mesdhetar i ka të gjitha nga plazhet te kultura bizantine por me një çmim të shkëlqyer.

Vendet kryesore përfshijnë: Plazhet me ujërat e kristalta të Ksamilit të cilin mund ta vizitoni duke bërë një udhëtim me traget nga Korfuzi. Berati, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve” është i famshem për arkitekturën e tij osmane dhe shqiptare.

Interesi për Shqipërinë vazhdon të rritet, ku sipas një raporti, turizmi u rrit me 5% në fillim të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shqipëria është aktualisht një nga vendet më të lira në Evropë. Vendi mesdhetar tërheq turistë nga e gjithë bota falë akomodimit, ushqimit dhe transportit cilësor dhe të përballueshëm.

Revista britanike përveç Shqipërisë ka renditur edhe Italinë, Japoninë, Indinë, Afrikën e Jugut, Kosta Rika dhe Uzbekistanin si destinacione që duhen vizituar.

Të ngjashme