Kryefjala Logo

Të rinjtë dhe mbrojtja nga abuzimi digjital dhe përdorimi i substancave: parandalim dhe thirrje për të vepruar

22 Dhjetor, 2025 | 1:53 pm

Të rinjtë shqiptarë jetojnë në një realitet ku teknologjia dhe përvojat sociale ndërthuren, duke sjellë mundësi të reja, poredhe sfida serioze. Abuzimi digjital dhe përdorimi i substancavejanë dy ndër rreziqet më të pranishme që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe veprim të përbashkët për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së tyre.

Abuzimi digjital: një sfidë në rritje

Në vitin 2024, platforma kombëtare iSIGURT.al regjistroi 407 incidente serioze online që përfshinin fëmijë dhe të rinj, njërritje prej 67% krahasuar me vitin e kaluar. Rajoni i Tiranëskishte pjesën më të madhe të raportimeve (48%), pasuar ngaDurrësi, Kukësi dhe rajone të tjera.

Vajzat e reja përbëjnë shumicën e viktimave dhe raportueseve të rasteve, me 62% të raportimeve të dërguara nga to dhe 34% ngadjemtë, kryesisht raste që përfshijnë vajza të mitura.

Ky fenomen ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe social të të rinjve, duke sjellë ankth, depresion, izolim dhe vështirësi në procesin e të nxënit.

Përdorimi i substancave: një tjetër kërcënim

Një studim i vitit 2025 tregoi se 63% e adoleshentëve dhe 77% e të rinjve 18–24 vjeç kanë konsumuar alkool. Nga këta, 28% janëidentifikuar si “binge drinkers”, përdorues që konsumojnë sasi të larta alkooli në periudha të shkurtra. Përdorimi i drogavegjithashtu po rritet, me përqindje dyfish më të lartë te adoleshentët dhe të rinjtë sesa në popullatën e përgjithshme. Në të njëjtën linjë, produktet e duhanit mbeten të pranishme dhe shpesh të arritshme për të rinjtë, ndonëse nuk duhet të jenë. Kjo kërkon një angazhim të përbashkët nga institucionetligjzbatuese, bizneset, shitësit, familjet dhe komuniteti për të ndaluar shpërndarjen dhe përdorimin e tyre në këtë grupmoshë.

Parandalimi dhe një zgjidhje e unifikuar

Parandalimi është thelbësor, por shpeshherë jo i mjaftueshëm. Në një realitet ku teknologjia është pjesë e pandashme e jetës së të rinjve, mbyllja e një platforme apo ndalimi total nuk është gjithmonë zgjidhja. Prandaj, përveçse të parandalojmë, është e rëndësishme të krijojmë një qasje të unifikuar se si duhet të përgjigjemi kur fenomene të tilla ndodhin, sidomos kur këto ngjarje ndodhin nëpër shkolla apo institucione arsimore.

Kjo kërkon informim dhe ndërgjegjësim, krijimin e hapësirave të sigurta ku të rinjtë mund të flasin, të kërkojnë ndihmë dhe të mbështeten pa u gjykuar. Një element i rëndësishëm është edhe trajnimi i profesionistëve të shëndetit dhe arsimit, që të dinë si të reagojnë kur përballen me raste të abuzimit digjital apo përdorimit të substancave. Zgjidhja është empatia dhe mbështetja, jo ndëshkimi.

Roli i shkollave dhe komunitetit

Shkollat dhe komunitetet janë pika kyçe për parandalimin dhe menaxhimin e këtyre fenomeneve. Duke krijuar një kulturë të mirëkuptimit dhe kujdesit, ato i ndihmojnë të rinjtë të marrin vendime të sigurta dhe të kërkojnë ndihmë pa frikë nga stigmatizimi.

Është e nevojshme të hartohen standarde dhe rregullore të qarta për mënyrën se si trajtohen rastet e abuzimit digjital dhe përdorimit të substancave në shkolla e komunitete, në mënyrë që reagimi të jetë i unifikuar dhe efektiv.

Një qasje gjithëpërfshirëse kërkon bashkëpunim ndërmjet familjes, institucioneve arsimore, organizatave, bizneseve dhe ekspertëve: psikologë, mjekë, farmacistë, media, ekspertë të teknologjisë, sociologë etj. Vetëm përmes këtij rrjeti mund të ofrohet informim, mbështetje dhe një mjedis i sigurt për të rinjtë.

Duke i pajisur me njohuri dhe mjete praktike, ne i fuqizojmë të rinjtë të marrin vendime të ndërgjegjshme dhe të përballen me sfidat e së nesërmes.

Të ngjashme