Showbiz
Takimi me Cristiano Ronaldon, Stresi ironizon Juliana Nurën
19 Dhjetor, 2025 | 11:18 am

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, është kthyer në temë kryesore të mediave rozë pas një deklarate surprizuese. Në një intervistë, ajo pohoi se futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo i ka kërkuar numrin e telefonit!
Reagimet në rrjet nuk vonuan, por reagimi më epik erdhi nga reperi Stresi.
Ai postoi në Instagram një foto ku Juli shfaqet krah Labinotit, banorit të “Big Brother VIP Kosova”, duke ironizuar situatën. Ironia? Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Labi priti flokët në stilin klasik të Ronaldos së vjetër.
Me mbishkrimin: “E zbuluam takimin e Julit me Ronaldon…” dhe emoji duke qeshur me lot, Stresi la të kuptohet se ndoshta Juli ka “ngatërruar” takimin me Ronaldo…













































