Lifestyle
“Një librari në mes të pyjeve”, Opus XVI Timber nga Amouage, aroma që ju duhet këtë fundvit!
5 Dhjetor, 2025 | 7:23 pm

Maison de Parfum është shtëpia e parfumeve më “in” të momentit, është një parajsë aromash e nuancash ku ti mund të gjesh cdo flagrancë që ke ëndërruar.
Një ndër flagrancat më të kërkuara në Maison de Parfum janë koleksionet e Amouage. Koleksione që lënë të habitur këdo që i provon…
Së fundmi, koleksioni The Library Collection nga Amouage është thjesht adhurim!
Një koleksion i lindur nga magjia e pashtershme e bibliotekave dhe etja e përjetshme e njeriut për dije. The Library Collection mishëron integritetin, kreativitetin dhe mjeshtërinë, një univers ku shpirti gdhendet në artin e jetesës.
Që prej vitit 2010, ky koleksion ka krijuar një hapësirë të veçantë shprehjeje brenda Amouage një laborator të lirë eksperimentimi, ku përbërësit dhe akordet shtyhen përtej kufijve tradicionalë. Kjo qasje avangarde ka prodhuar aroma që sfidojnë konvencionin, fitojnë vlerësim kritik dhe vendosin standarde të reja në perfumerinë artistike.
Çdo opus është një kapitull më vete: aromë e guximshme, formulë e papritur, risi olfaktive që meriton të ruhet si thesar.
Por sot do të ndalemi tek Opus XVI Timber.
Opus XVI Timber hapet me një monumentalitet të fuqishëm: një strukturë druri e drejtë, e qëndrueshme dhe thellësisht vertikale, që krijon një ndjesi solemne dhe imponuese. Por menjëherë më pas, kompozicioni nis të zbulojë shtresë pas shtrese një univers të pasur nuancash.
Fasatat e ndritshme të Selvisë, kardamomi dhe lavandina i japin aromës dritë, freski dhe ajrosje, sikur hapet një dritare drejt një biblioteke të lashtë në mes të pyjeve.
Temjani, dëllinja dhe balsami i bredhit krijojnë një ritëm energjik, të gjallë dhe gati ritual, duke i dhënë aromës dimension shpirtëror dhe dinamik.
Palo santo, druri i sandalit, kedri dhe patchouli e ankorojnë aromën në një urtësi të patundur, të thellë, të pakompromis, të pandikuar nga moda kalomtare. Një bazë që flet për traditën, por ruan kuriozitetin e së ardhmes.
I gjerë, monolitik, por gjithnjë i afrueshëm, Opus XVI Timber nderon format më primitive dhe natyrore të dijes së së kaluarës, duke mbajtur vështrimin të kthyer drejt urtësisë së së ardhmes.
Dhe çfarë prisni ende? Tani mund ti dhuroni vetes ose njerëzve që doni këtë mrekulli që e gjeni vetëm në Maison de Parfum.
















































