Kryefjala Logo

EasyPay në Future2Tech 2025: aty ku inovacioni takon edukimin financiar

1 Tetor, 2025 | 4:55 pm

Për të tretin vit radhazi, EasyPay do të marrë pjesë në panairin Future2Tech, më 2–3 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Future2Tech është një ekspozitë e teknologjisë, inovacionit dhe arsimit, e organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albanian Tech, ku marrin pjesë dhjetëra kompani nga sektorë si fintech, edukimi, inteligjenca artificiale, IoT, shërbimet dixhitale, si edhe startup-e inovative.
Për EasyPay, pjesëmarrja në këtë panair nuk është thjesht një ekspozim i markës dhe shërbimeve që ajo ofron përmes platformës EasyPay; është një mundësi strategjike për të komunikuar drejtpërdrejt me audiencën e re, për të shpjeguar nga afër teknologjitë që përdor, për të sqaruar koncepte ende të panjohura gjerësisht, si dhe për të rekrutuar talente të reja me pasion për fushën FinTech.
Pse sërish Open Banking?
Tematika e këtij viti në stendën e EasyPay do të jetë, njësoj si vitin e kaluar, Open Banking.
Kjo zgjedhje nuk është rastësore: procesi i zbatimit të tij, i cili ka kërkuar shumë kohë dhe burime nga EasyPay dhe nga të gjithë aktorët e sistemit financiar, meriton të trajtohet me kujdes dhe t’i përcillet audiencës së gjerë me qartësi!
Në Shqipëri, implementimi i Open Banking është shoqëruar me sfida teknike, rregullatore dhe me nevojën për shume edukim publik. Institucionet financiare, bankare dhe jo bankare, prej dy vitesh tashmë janë duke përshtatur sistemet dhe ndërfaqet e tyre API, ndërsa institucione si AKSHI dhe AKSK po koordinojnë testimet teknike dhe çështjet e sigurisë.
Për aktorët e ekosistemit financiar, ku përfshihen bankat e nivelit të dytë, institucionet e pagesave dhe fintech-et, Open Banking sjell mundësi të reja:
• Iniciimin e pagesave nga aplikacione të jashtme;
• Aksesin në informacionin e llogarive, gjithmonë me autorizimin e përdoruesit.
Qëllimi është i qartë: të stimulohet konkurrenca, të përmirësohet përvoja e klientit dhe të ulen kostot e shërbimeve financiare.
EasyPay është tashmë live me pjesën më të madhe të bankave të nivelit të dytë, pas dy vitesh pune intensive të skuadrave të IT-së, operacioneve, finances dhe marketingut. Çdo ditë ka zhvillime të reja, testime dhe përmirësime të sistemeve, një “learning process” që po i mëson të gjithë aktorët të ecin në një ekosistem të përbashkët dixhital.
Në fund të vitit 2024, EasyPay mori licencën e parë për Open Banking në vend. Kjo e vendos kompaninë jo vetëm në pararojë të inovacionit teknik, por edhe në një rol edukues për tregun: për t’i treguar brezit të ri se çfarë do të thotë që një aplikacion “flet” me bankat dhe si kjo ndryshon mënyrën se si menaxhojmë financat personale.
Paneli FinTech: a mund të flasim “me gjuhë të thjeshtë”?
Këtë vit, EasyPay së bashku me organizatoret e panairit, ka iniciuar një panel diskutimi të dedikuar për FinTech, ku do të jenë të ftuar disa nga aktorët kryesorë të tregut: Banka të nivelit të dytë, fintech-e dhe institucione rregulluese.
Qëllimi është që për audiencën rinore të shpjegohen me gjuhë të thjeshtë konceptet dhe përfitimet e Open Banking:
• Kontroll më i mirë mbi financat personale;
• Pagesa më të shpejta dhe transparente;
• Konkurrencë më e fortë në treg.
Në këtë mënyrë, termat teknikë marrin jetë dhe kuptim praktik për çdo student apo të ri që përdor një smartphone për transaksionet e përditshme.
Pse prezenca në Future2Tech është strategjike për EasyPay
Pjesëmarrja e EasyPay në këtë panair është një angazhim strategjik, për disa arsye thelbësore:
1. Komunikim direkt me brezin e ardhshëm të përdoruesve financiarë — studentë dhe të rinj që po hyjnë në jetën ekonomike.
2. Trafik interesi — vizitorët e panairit janë pikërisht ata që kërkojnë teknologji dhe shërbime inovative.
3. Edukimi dhe transparenca — EasyPay mund të demonstrojë në kohë reale funksionet e Open Banking dhe shërbimet që do të jenë aktive në aplikacion.
4. Lidership në inovacion — prezenca në një panair teknologjik forcon imazhin e kompanisë si një aktor që krijon trende, jo thjesht i ndjek ato!

Ftojmë të gjithë vizitorët e Future2Tech, studentë, të rinj, inovatorë dhe sipërmarrës, të vizitojnë stendën e EasyPay, më 2–3 tetor, në Pallatin e Kongreseve.
Të ndjekin dy ditët e panairit, të dëgjojnë panelin FinTech dhe të zbulojnë si po evoluon e ardhmja e pagesave në Shqipëri, sepse shumë shpejt, të rinjtë dhe të rejat në këtë vend nuk do të kenë më diferenca në qasjen ndaj produkteve financiare — ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në botë.

Të ngjashme