Kryefjala Logo

EasyPay: 15 Vite Inovacion dhe Besim në FinTech

30 Shtator, 2025 | 4:23 pm

Që nga viti 2010, EasyPay ka qenë pionieri i pagesave elektronike në Shqipëri, duke ofruar zgjidhje të shpejta, të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për individët dhe bizneset. Nga një ide guximtare, në një prej aktorëve më të qëndrueshëm të sektorit FinTech, EasyPay ka ndërtuar rrugëtimin e saj mbi inovacionin, besimin dhe përfshirjen financiare.

Rritje e qëndrueshme dhe ndikim real

Vetëm në vitin 2024, kompania shënoi një rritje mbi 25%, me rrjet prej 560+ pikash agjentësh që mbulojnë çdo cep të vendit. EasyPay është ndër të parat që ka sjellë:

• Pagesat me SMS (2011)
• Portofolin elektronik të parë në Shqipëri (2014)
• Licencimin si Institucion i Parasë Elektronike (2015)
• Partneritetet me OSHEE, Ria, Wolt, DPT, etj.
2020–2025: Vitet e transformimit

Në këto pesë vite, EasyPay:

• Dyfishoi numrin e transaksioneve
• Rriti 200% volumin vjetor të pagesave
• Përmirësoi aplikacionin me llogari të dedikuara për individë, biznese dhe përdorues ekspres
• U licencua për Open Banking nga Banka e Shqipërisë (2024) dhe realizoi transaksionin e parë në Ballkan (2025)
Drejt një të ardhmeje më të madhe

Me mbi 60 punonjës dhe fokus në barazi gjinore dhe zhvillim profesional, EasyPay po punon për ta shndërruar aplikacionin në një Super App që përfshin pagesa, logjistikë dhe e-commerce, si dhe të zgjerohet ndërkombëtarisht në rajon.

EasyPay – 15 vite më parë solli një risi. Sot është themeli i një Shqipërie më të digjitalizuar, më të lidhur dhe më të përfshirë financiarisht. E ardhmja është tashmë!

Të ngjashme