Kryefjala Logo

Ilir Meta “degjeneron” Fatos Nanon: Karakter ordiner, më ka shërbyer si shofer!

12 Shkurt, 2021 | 12:27 am

Ilir Meta në një intervistë për ‘Çim Peka Live’; ka komentuar edhe sulmin që atij iu bë nga Fatos Nano, duke e cilësuar atë një karakter ordiner si edhe një kandidat të përjetshëm për President.

‘Këtë pjesën e parë për betejet brenda së majtës ta kishe rezervuar për ndonjë tjetër sepse fokusimi im janë përballimi i pandemisë dhe dhe referendumi i 25 prillit

Një frekuentues kazinosh edhe kur kishte postet më të larta shtetërore, sigurisht që nuk i shkon përshtat Biblës.

Unë nuk dua të kem asnjë gjykim, sese ata që kanë sajuar atë intervistë atë duan, që të harxhojnë një kohë të kotë.

Dhe njëherë në këtë drejtim me atë person kur ishte në kulmin e pushtetit, përballja ime ka qenë shumë e qartë, ballore, parimore dhe mua koha më ka dhënë të drejtë.

Atyre socialistëve dua tu them që Ilir Meta kur ka qenë në krye të detyrës, kur institucionet janë sulmuar me armë dhe bomba, nuk ia ka mbathur ferrave në Maqëdoni siç bënte ky zotëria, ku me një të kollitur të doktorit ia mbathte.

Ilir Meta ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ta kthyer Nanon nga një i burgosur ordiner siç e bëri Berisha, në një të burgosur politik.

Ky njeri ka probleme me karakterin.

Unë kam edhe një konflikt interesi se unë jam President kurse ai mbetet kandidat për president të përjetshë,

Ai mbetet një karakter ordiner, për fat të keq.

Çështjen e dënimit të tij ishte për ta luftuar opozitën e atëhershme, nuk ishte për të luftuar korrupsionin.

U dënua sepse Partia Socialiste në vitin 1992 fitoi zgjedhjet vendore.

Ishte një formë presioni.

Presioni i asaj kohe dihet, kishte edhe këtë problem.

Këtu pastaj kemi të bëjmë me çështje karakteri dhe kemi të bëjmë me një ndarje shoqërore.

Burgosja ishte poltike, edhe pse ai ka karrakter ordiner.

Tani Ilir Meta është i pangopur kurse Edi Rama që ka gjithë pushtetet që nuk i ka pasur as Enver Hoxha, as Ramiz Alia, për këtë nuk ka asnjë problem, çfarë ti themi këtij.

Nëse nesër Ilir Meta do të jetë kryeministër, ky njeri sigurisht që do afrojë shërbimin e tij.’

Të ngjashme