Kryefjala Logo

Djegia është problemi. Po zgjidhja? Zbulo çfarë thonë ekspertët

27 Gusht, 2025 | 12:40 pm

Djegia është problemi. Prandaj, le të zgjedhim alternativa më të sigurta për shëndetin tonë, për komunitetin dhe për mjedisin.

Djegia është një proces i dëmshëm si për shëndetin, ashtu edhe për mjedisin, duke shkaktuar pasoja të mëdha materiale, ekonomike dhe sociale në zonat e prekura. Shembujt e fundit në Shqipëri dhe Europë, ku territore të tëra u përfshinë nga flakët, e tregojnë qartë këtë. Shpesh, shkaktari i zjarreve ka qenë një cigare e ndezur e hedhur në mënyrë të pakujdesshme. Por edhe djegia e hidrokarbureve, e yndyrave gjatë gatimit apo e lëndëve të tjera të ndezshme, sjell pasoja të shumta negative. Pikërisht për këto arsye, shkenca dhe teknologjia po kërkojnë mënyra për ta eliminuar djegien nga përditshmëria jonë.
Sot, është vetëm çështje kohe që makinat me motorë me djegie të zhduken nga rrugët, duke u zëvendësuar nga makinat hibride dhe elektrike. Po ashtu, gjithnjë e më shumë po afrohet momenti kur njerëzit do të heqin dorë përfundimisht edhe nga djegia e duhanit. Vitet e fundit, janë ofruar alternativa më pak të dëmshme. Krahasuar me cigaret tradicionale, produktet e reja pa tym, që ngrohin duhanin në vend që ta djegin, janë dukshëm më pak të rrezikshme pasi nuk prodhojnë substancat toksike të djegies.

Cila është diferenca midis dy proceseve?
Kur ndizet një cigare, duhani digjet dhe prodhon tym. Përveç nikotinës, duhanpirësit thithin mbi 6,000 substanca kimike, shumica e të cilave janë të dëmshme, si monoksidi i karbonit dhe katrani.
Çfarë sjell ngrohja?

Produktet pa tym funksionojnë duke e ngrohur duhanin, jo duke e djegur. Kështu, nikotina përcillet pa tym dhe pa djegie, duke reduktuar ndjeshëm ekspozimin ndaj substancave të rrezikshme. Studimet tregojnë se aerosoli i prodhuar nga këto pajisje përmban rreth 95% më pak substanca të dëmshme sesa tymi i cigareve. Për këtë arsye, një numër gjithnjë e më i madh ekspertësh të shëndetit rekomandojnë që duhanpirësit e rritur, të cilët nuk duan ose nuk arrijnë ta lënë duhanin, të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme.

Cila është zgjidhja më e mirë?
Opsioni ideal është të heqësh dorë plotësisht nga duhani dhe nikotina. Por ta braktisësh një zakon të vjetër nuk është gjithmonë e lehtë. Shumë duhanpirës, edhe pse e dinë mirë dëmin që u sjell duhani, nuk arrijnë të ndalen. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ata të informohen me fakte dhe të dhëna shkencore mbi alternativat ekzistuese. Kalimi nga cigaret te produktet me ngrohje është një zgjedhje dukshëm më e mirë sesa të vazhdosh të pish cigare.

Të ngjashme