Kryefjala Logo

8 Gushti/Dita Ndërkombëtare e Maceve: Miqtë me mustaqe që na qetësojnë shpirtin

8 Gusht, 2025 | 3:06 pm

Sot, më 8 gusht, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Maceve, një nga krijesat më të dashura e më misterioze që prej mijëra vitesh ndajnë jetën me njerëzit.
Kjo ditë nisi të kremtohet në vitin 2002, si nismë e Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve dhe organizatave të tjera për të drejtat e kafshëve, me qëllimin për t’ua dedikuar një ditë të veçantë këtyre shokëve të heshtur, por plot dashuri.

Edhe pse 8 gushti është data zyrtare ndërkombëtare, në vende të ndryshme kjo festë ka data të tjera: në shumë shtete evropiane festohet më 17 shkurt, në Rusi më 1 mars, ndërsa në SHBA më 29 tetor.

Macet janë të mrekullueshme për nga natyra e tyre të pavarura, të pastra dhe me kërkesa minimale për kujdes jashtë shtëpisë. Ato përshtaten lehtësisht në çdo ambient dhe shpesh, edhe pse duken të përmbajtura, krijojnë një lidhje të fortë me pronarët e tyre.

Shkenca e ka provuar: një mace në shtëpi mund të ulë ndjeshëm nivelin e stresit. Tingulli i puritjes së tyre ka efekt qetësues, ndërsa një studim ka zbuluar se të jetuarit me një mace për më shumë se 10 vjet e ul me 30% rrezikun e atakut në zemër apo goditjes në tru.

Edhe figura të njohura shqiptare e shprehin dashurinë e tyre për macet. Xhemi Shehu, Arbana Osmani dhe Olti Curri, Elvana Gjata, Besa Kokëdhima shpesh ndajnë me ndjekësit foto të maceve të tyre, duke treguar se lidhja mes njeriut dhe këtij kafshëzimi është po aq e fortë në botën e famshëm sa edhe në çdo familje.
0502849d 5ca7 4245 bcc3 b213845ab28a

0c3197b1 23d6 4262 a8e0 58a4b20572e0

85892485 2f31 4e7f a063 8eba22ac5552

59732c68 705d 48c9 995e f78632a850a3

93c1af95 9d0d 4dc1 b7aa 9ad731c69863
Sot është dita ideale për t’i përkëdhelur edhe më shumë miqtë tanë me mustaqe dhe nëse nuk keni një, ndoshta është koha të mendoni ta shtoni një mace në familjen tuaj.

Të ngjashme