Showbiz
Egla Ceno tregon e prekur për gjendjen shëndetësore të nënës
7 Gusht, 2025 | 1:04 pm

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim të dhimbshëm mbi gjendjen shëndetësore të mamasë. Përmes një story në Instagram, ajo tregoi se nëna e saj është jashtë rrezikut për jetën, por fatkeqësisht ka mbetur e paralizuar pas një ishemie.
“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap të mjekimit,”-shkroi Egla.













































