Showbiz
Philipp Plein e ndau për një çantë, sot shfaqet me këngëtarin shqiptar
6 Gusht, 2025 | 8:34 pm

Emri i saj është Justyna Gradek dhe së fundmi po
bën bujë në rrjetet sociale, pas një detaji që s’u shpëtoi syve të ndjekësve: Finem postoi një foto me të, ku modelja polake shfaqej me një varëse në qafë me shkronjën “F”. Rastësi? Apo një sinjal i koduar për atë që po ndodh mes tyre?
Gradek, e ndjekur nga mbi 1 milion persona në Instagram, nuk është një emër i panjohur në botën e luksit. E nisi karrierën si ring girl, më pas u bë fytyrë e markave të lingerie dhe revistave për meshkuj. Kulmin e famës e arriti kur u pa në krah të stilistit të njohur Philipp Plein – një romancë e shumëpërfolur që përfundoi po aq bujshëm sa nisi. Mediat shkruan se Plein i dha fund marrëdhënies sepse ajo bleu një çantë të një firme rivale mode.
Pas kësaj, Justyna iu kthye një kapitulli të ri: ai i sipërmarrjes. Themeloi një linjë të sajën të cigareve elektronike dhe hapi një klinikë estetike luksoze në qytetin Łódź. Në rrjete sociale, ndërtoi imazhin e një “boss lady” moderne, ku glamuri takon ambicien. Pasuria e saj neto llogaritet në rreth 500 mijë dollarë, ndërsa vetëm nga bashkëpunimet në Instagram përfiton mbi 3 mijë dollarë në muaj. Në një nga fotot më të famshme të saj ne google ajo shihet pranë Paris Hilton.
E tani, një varëse me shkronjën “F”, një postim nga Finem dhe një modelje që di ta ndezë vëmendjen. A është kjo një lidhje sentimentale që po merr formë në heshtje? Apo thjesht një lojë e zgjuar për të trazuar ujërat e showbiz-it shqiptar?














































