Kryefjala Logo

Dua Lipa dhe i dashuri i saj aktual, aktori britanik Callum Turner, festojnë mbylljen e festivalit Sunny Hill me një pozë mjaft intime.

5 Gusht, 2025 | 8:14 pm

Në një atmosferë festive, ku dritat e natës dhe energjia e festivalit mbizotëronin, këngëtarja me famë botërore u fotografua pranë të dashurit të saj Callum Turner, duke ndarë një moment të ngrohtë e sensual. Me një përqafim të afërt dhe buzëqeshje të sinqerta, çifti reflektonte dashurinë dhe lidhjen e fortë mes tyre.

Kjo foto, që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, është komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët e cilësojnë si një nga momentet më romantike të yllit shqiptar gjatë edicionit të këtij festivali. Sunny Hill, i cili mblodhi mijëra njerëz dhe yje ndërkombëtarë, u mbyll kështu jo vetëm me muzikë dhe emocione, por edhe me një deklaratë të heshtur dashurie nga Dua.

ce98b9ba 2fcc 4405 99c2 b42d6c24d08b

Të ngjashme