Showbiz
Ronaldo Sharka, imazh i Top Channel, bën bilancin përballë imazhit të TV Klan, Blendi Fevziu
30 Korrik, 2025 | 7:17 pm

Në një postim ironik dhe plot humor në Instagram, Ronaldo Sharka ka bërë një krahasim mes vetes dhe gazetarit të njohur Blendi Fevziu. Me tone ironike, moderatori i Top Channel rendit disa pika që tregojnë si ngjashmëritë, ashtu edhe diferencat mes tyre.
Sharka thekson se ndonëse e ndajnë 29 vite diferencë, të dy ndajnë origjinën nga Lushnja, por karrierat e tyre ecin në ritme dhe formate të ndryshme: Fevziu dominon “Prime Time”-in e TV Klan, ndërsa Sharka ka emisionin e tij paradite në Top Channel.
Ai nuk ngurron të përmendë edhe detaje personale, si flokët që po i bien, udhëtimet më të kufizuara krahasuar me Fevziun, dhe faktin që të dy kanë preferenca të ndryshme për makinat – Benz për Fevziun, Audi për Ronaldon.
Ky krahasim, i bërë në mënyrë të lehtë dhe plot batuta, ka ngjallur interes në rrjet, duke treguar se rivaliteti mes figurave televizive mund të merret me autoironi dhe nota humori.














































