Kryefjala Logo

Ministri i Mbrojtjes infektohet nga Covid

9 Shkurt, 2021 | 5:56 pm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë Peleshi me një status në Facebook.

Reagimi i plotë i Niko Peleshit:

Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.

Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.

Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave,  por duhet të bëjmë durim edhe pak.

#MbajMaskën

Peleshi ka pak kohë që është Ministër Mbrojtje pas ndryshimeve të fundit që ndodhën në qeveri pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt ku një polic vrau 25-vjeccarin Klodian Rasha.

 

Të ngjashme