Kryefjala Logo

Dita Ndërkombëtare e Reduktimit të Dëmit

21 Maj, 2025 | 9:59 am

Smoke Free Sweden festoi Ditën Ndërkombëtare të Reduktimit të Dëmit duke theksuar strategjitë e Suedisë që shpëtojnë jetë dhe që mund të largojnë pirjen e duhanit në mbarë botën.

Më 7 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Reduktimit të Dëmit, “Smoke Free Sweden” u bëri thirrje liderëve botërorë, autoriteteve të shëndetit publik dhe shoqërisë civile që të pranojnë strategjitë e reduktimit të dëmit që e kanë bërë Suedinë një model global në luftën kundër duhanpirjes.
Me nivelet më të ulëta të duhanpirjes në Bashkimin Evropian, Suedia është pranë shpalljes si vendi i parë në botë “pa duhan” në mënyrë zyrtare, sapo prevalenca të bjerë nën 5%.
Ky sukses i jashtëzakonshëm është arritur duke shmangur ndalimet e rrepta dhe duke zbatuar politika realiste që mbështesin kalimin nga cigaret te alternativat më të sigurta të nikotinës si snusi, qeset me nikotinë dhe produktet me ngrohje.
“Fitorja e Suedisë nuk ka ardhur nga ndalimet apo fajësimi, por nga ofrimi i alternativave më të sigurta që i përshtaten realitetit të njerëzve,” tha Dr. Delon Human, mbrojtës i shëndetit publik në nivel global dhe drejtues i nismës “Smoke Free Sweden”.

“Në ditën ndërkombëtare të Reduktimit të Dëmit, mesazhi ynë për botën është i thjeshtë: përveçse të festojmë politikat që shpëtojnë jetë, le t’i bëjmë ato themel të një të ardhmeje të ndritur dhe pa tym për mbarë planetin.’’

“Nëse çdo vend do të ndiqte shembullin e Suedisë, do të fitonim betejën kundër epidemisë së duhanit që vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit.”
Këtë vit, “Smoke Free Sweden” ka theksuar se si vendet e tjera mund të përfitojnë duke ndjekur modelin suedez, i cili përfshin taksimin proporcional me rrezikun, edukimin e bazuar në prova dhe akses të gjerë në alternativa më të sigurta për konsumatorët e rritur.
Hulumtimet tregojnë se vendet që përballen me vështirësi në uljen e prevalencës së duhanpirjes mund të arrijnë përfitime të mëdha për shëndetin publik duke përqafuar qasjen e reduktimit të dëmit.

Gjetjet kryesore nga raportet krahasuese përfshijnë:

• Franca: Ndërsa Suedia ka ulur normat e duhanpirjes me 55% në një dekadë, qasja ndaluese e Francës ka sjellë vetëm një ulje prej 1 pikë përqindje në 11 vjet (nga 28% në 27%), duke rezultuar në një normë duhanpirjeje pesë herë më të lartë se ajo e Suedisë.
• Spanja: Pavarësisht viteve të kontrolleve tradicionale të duhanit, niveli i duhanpirjes në Spanjë mbetet i lartë – 25%. Një qasje në stilin suedez do të kishte shpëtuar mbi 30,000 jetë.
• Pakistani: Ndjekja e modelit suedez – duke e bërë më të lehtë qasjen në alternativa më të sigurta për duhanpirësit e rritur – mund të ulë ndjeshëm përdorimin e duhanit në Pakistan, ku gati një në katër burra pi duhan.
• Kenia: Niveli i duhanpirjes tek meshkujt në Suedi është një e treta e atij në Kenia, por ky vend planifikon të zbatojë kufizime të rrepta për alternativat më të sigurta që kanë ndihmuar suksesin e Suedisë.
• Afrika e Jugut: Me një në katër të rritur që pinë duhan, Afrika e Jugut mund të shpëtojë miliona jetë duke ndjekur politikat e Zelandës së Re, e cila e ka përgjysmuar nivelin e duhanpirjes për pesë vjet duke mbështetur cigaret elektronike si ndihmë për lënien e duhanit.

Së fundmi, Suedia ka përfshirë zyrtarisht reduktimin e dëmit në politikat e saj kombëtare, duke votuar në Parlament për të ndryshuar fokusin nga “reduktimi i përdorimit të duhanit” në “reduktim të dëmit nga duhani”. Ministrat kanë ndërhyrë gjithashtu në BE për të shtyrë një ndalim të propozuar për qeskat e nikotinës në Spanjë, për të mbrojtur qasjen në alternativa më të sigurta në gjithë kontinentin.

“Reduktimi i dëmit është një e drejtë njerëzore dhe një domosdoshmëri globale,” tha Dr. Human. “Çdo duhanpirës meriton qasje në mjetet dhe informacionin që mund ta ndihmojnë të lërë duhanin ose të kalojë në diçka më pak të dëmshme. Le të jetë Suedia prova që kjo funksionon – dhe le të jetë 2025 viti kur bota vepron.”
“Smoke Free Sweden” është një lëvizje që inkurajon vendet e tjera të ndjekin modelin suedez në lidhje me Reduktimin e Dëmit nga Duhani. Suksesi i Suedisë në këtë drejtim lidhet ngushtë me qasjen e saj të hapur ndaj produkteve alternative të nikotinës.

Të ngjashme